Ballina Flash

Punime në monumentet e kulturës në Gjirokastër

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Gjatë kësaj jave specialistët e DRTK Gjirokastër kanë ndërhyrë për restaurimin e disa pjesëve të çatisë të kishës së “Shën Mëhillit” (Monument Kulture, Kategoria I).

Kisha e Shën Mëhillit gjendet në lagjen Varosh, në Gjirokastër. Specialistët e DRTK kanë kryer edhe pastrimin nga bimësia e cila kishte përparuar në një pjesë të çatisë së portës hyrëse të kishës.

Ndërkohë po në lagjen Varosh janë duke u kryer punime të tjera nga DRTK. Kësaj here në banesën “Gjini” ku po ndërhyhet në një pjesë të catisë e cila kishte problem me rrëshqitjen e rrasës së gurit.

Banesa “Gjini” në lagjen Varosh është Monument Kulture, Kategoria II.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMILANO – Një adoleshente humb jetën nga stuhitë
Artikulli tjetërEksperiencat e avancuara kineze në bujqësi, fuqizim zhvillimit rural