Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 25 korrik 2023

TIRANE, 25 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e Martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin ndërsa në mesditë zhvllim vranësirash mesatare deri të dendura në lindje dhe në qendër të vendit kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 25/39 Diell
Kukës 20/38 Diell
Lezhë 23/38 Diell
Dibër 20/38 Diell
Durrës 25/40 Diell
Tiranë 27/42 Diell
Elbasan 25/43 Diell
Berat 23/43 Diell
Vlorë 26/40 Diell
Korcë          21/37 Diell
Gjirokastër 20/41 Diell
Sarandë 24/39 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShuhen zjarret në Peshtan të Fierit pas ndërhyrjes me helikopter
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/7/2023