Ballina Flash

Elon Musk dëshiron ta kthejë Twitter-in në WeChat

KALIFORNI, 25 korrik /ATSH-ANSA/ – Twitter ka ndryshuar një markë të njohur dhe të dashur nga përdoruesit në përpjekje për të transformuar platformën në WeChat, pra aplikacionin e zhvilluar nga kompania kineze Tencent i cili është multifunksional dhe lejon mesazhe me tekst dhe zë, por edhe pagesa elektronike.

Ky është mendimi i Vincenzo Cosenza, ekspert i mediave sociale dhe autor i blogut Vincos, mbi operacionin e Elon Musk për të riemërtuar Twitter në X.

“Musk dëshiron të transformojë Twitter-in në WeChat perëndimor duke shtuar gjithashtu një sistem pagese siç deklarohet nga CEO-ja e re Linda Yaccarino”, shpjegon Cosenza.

”Në fakt, emrat e tillë rrjedhin nga funksionet e platformës dhe veets”, shton ai. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Platforma “Shijo Kosovën”, Kurti: Kontributi i mërgatës ndihet në të gjithë sektorët
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e mërkurë, 26 korrik 2023