Ballina Bota

POLONI – Błaszczak: Qendra e riparimit të tankeve “Leopard” në funksion

VARSHAVË, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Qendra e riparimit në Poloni, për tanket gjermane “Leopard 2”, që po përdoren në Ukrainë, është vënë në funksion, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak.

“Qendra e riparimit në Gliwice është në funksion! Dy tanket e parë  “Leopard” tashmë kanë mbërritur në fabrikën e Bumarit nga Ukraina”, shkroi Błaszczak në Twitter.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius dhe homologu i tij Błaszczak ranë dakord në prill për të vënë në punë qendrën e riparimit.

Qendra ishte planifikuar të vihej në funksion nga kompania e prodhimit të armëve “Bumar-Labedy” në Gliwice, dhe të fillonte punën në maj. Por, punimet ndaluan.

Tanket “Leopard” nga Gjermania dhe Polonia, të cilat po përdoren nga Ukraina në luftën e saj kundër Rusisë, do të riparohen në këtë qendër.

Më herët në korrik, gjatë një vizite në Poloni, Pistorius kritikoi palën polake se ishte shumë e ngadaltë në vënien në punë të qendrës. //a.i/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMallra kontrabandë nga porti i Durrësit, 2 në pranga
Artikulli tjetërNdihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, finalizohen 2 operacione në Gjirokastër