Ballina Flash

Fatos Arapi, një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë shqipe

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Më 19 korrik 1930 lindi shkrimtari Fatos Arapi.

Ai është poeti kontemporan i vargjeve elegjike. Lindi në Zvërnec të Vlorës dhe studimet e larta për ekonomi i kreu në Sofje. Për sensin e tij të kritikës antiburokratike dhe analizës që zhvilloi në vitin 1973 në Pleniumin IV për kritikën e veprës “Drama e një partizani pa emër”, zhvendoset nga pozicioni i pedagogut drejt shkollës së mesme të natës “Sami Frashëri” të Tiranës. Arapi ka botuar vëllimet “Shtigje poetike”, “Poezi dhe vjersha”, tregime të shkurtra si: “Në Tiranë kur s’ke ç’të bësh”, “Horrat e ndershëm” etj.

Arapin e hasim edhe si përkthyes në veprat e Nerudës, të Safos, si edhe si studiues të temave historike (“Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike”). Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sje foton e shkrimtarit dhe fragmente të një materiali informues për vëllimin me poezi të titulluar “Drejt qindra shekujsh shkojmë”, ku ishin konstatuar “disa vargje të gabuara nga ana ideore”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Habeck në Indi për tregtinë, energjinë dhe politikën klimatike
Artikulli tjetër“Shpërdorimi i detyrës dhe korrupsion”, pranga 2 zyrtarëve të IKMT