Ballina Flash

FUTBOLL – Lula kritikon emërimin e Ancelottit si trajner i Brazilit

BERLIN, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva ka kritikuar zgjedhjen e italianit, Carlo Ancelotti si trajner i kombëtares.

“Më pëlqen Ancelotti, por ai kurrë nuk ka qenë trajner i Italisë. Nëse ai do të zgjidhte problemet e Brazilit, pse nuk merret me çështjet në Itali, i cili nuk mori pjesë as në Kupën e fundit të Botës?”, tha Lula për transmetuesin SBT.

“Është shumë e lehtë të stërvitësh një ekip në Evropë me 11 lojtarë të kombëtares”, tha Lula duke iu referuar klubit aktual të Ancelottit, ‘Real Madrid’.

Presidenti i federatës braziliane të futbollit CBF, Ednaldo Rodrigues, tha se Ancelotti do të marrë detyrën në verën e vitit 2024.

Deri atëherë, Fernando Diniz do të veprojë si trajner i përkohshëm për një vit.

“Më pëlqen Diniz, më pëlqen kreativiteti dhe personaliteti i tij. Është një shans i mirë dhe e di që do ta shijojë”, tha Lula.

Diniz do të marrë drejtimin e ekipit duke vazhduar edhe si timonier i klubit të Rio de Zhaneiros, ‘Fluminense’.

CBF raportohet se ka një marrëveshje verbale me Ancelottin, i cili ka një kontratë me Madridin deri më 30 qershor 2024, dhe mund të nënshkruajë ligjërisht me një ekip tjetër vetëm janarin e ardhshëm.

Trajneri nuk ka konfirmuar ende një marrëveshje me CBF-në.//a.i/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet përmbajtja e fletës së votimit për zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë
Artikulli tjetërNdryshime në formatin e kampionatit? FSHF takim me drejtuesit e klubeve të superiores