Ballina Flash

Si u nda pasuria e Silvio Berluskonit?

MILANO, 6 korrik /ATSH –ANSA/ – Zbulohet testamenti i Silvio Berlusconit.

Pjesa më e madhe e grupit ‘’Fininvest’’ (53%) shkon për dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Pier Silvio dhe Marina. Vendimi për Fininvest dhe asetet e tij ishte marrë qysh në vitin 2006.

Një shifër e majme prej 100 milionë eurosh do të shkojnë për partneren e tij Marta Fascina dhe vëllain e tij Paolo Berlusconi.

Kavalieri ka menduar edhe për ish- senatorin dhe mikun e tij besnik, Marcello Dell’ Utri duke i akorduar 30 milionë euro.

Dell ‘Utri i cili tha se ‘’ishte i impresionuar nga gjesti i Kavalierit’.

Më 2 tetor, Silvio Berlusconi shkroi testamentin e tij me dorë në një fletore të verdhë kashte me titullin Villa San Martino. Njëmbëdhjetë rreshta në një fletë dhe dhjetë në një tjetër për vullnetin e tij, me një stil të qartë.

“Aksionet e disponueshme ua lë në pjesë të barabarta fëmijëve të mi Marina dhe Pier Silvio. Të gjithë pjesën tjetër ua lë në pjesë të barabarta 5 fëmijëve të mi Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi”.

Në vitin 2020 shtoi dispozitat në favor edhe të vëllait të tij Paolo.

Letra e testamentit për fëmijët

Faleminderit. Me shumë dashuri për të gjithë ju nga babai juaj. Faleminderit bashkëshortes sime Marta Fascina dhe mikut tim besnik Marcello Dell’Utri.   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjon Mili Jazz Blues Festival vjen në Tiranë
Artikulli tjetërBE, pajisje moderne mjeko-ligjore për Policinë e Shtetit