Ballina Bota

VILNIUS – Letonia: “Wagner” të konsiderohet organizatë terroriste

VILNIUS, 3 korrik /ATSH-ANSA/ –  Anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Letonez (Saeima), Rihards Kols u bëri thirrje kolegëve që të ushtrojnë presion mbi vendet e tyre përkatëse për ta konsideruar grupin “Wagner” si një organizatë terroriste, gjatë një fjalimi në asamblenë e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, në Vankuver.

“Wagner” është një organizatë terroriste, jo vetëm që po bën kërdinë në Ukrainën lindore, por gjithashtu po bën kërdinë në të gjithë botën, nga Afrika në Amerikën e Jugut”, tha Kols.

Javën e kaluar, edhe kryetarët e parlamenteve të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kërkuan përmes një deklarate të përbashkët përfshirjen e grupit “Wagner” në listën e formacioneve terroriste./ /a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRaporti vjetor i Prokurorisë, Çela: 48 315 procedime penale, Tirana me kriminalitetin më lartë
Artikulli tjetërMUZIKË – 52 vite më parë Jim Morrison iku përgjithmonë