Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 20 qershor 2023

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me depërtimin gradual të Anticiklonit Afrikan mbi kontinentin europian.

Moti parashikohet  i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare në mesditë në pjesën veriore dhe lindore te vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit jugor era fiton shpejtësi deri ne 8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/32 Diell pak re
Kukës 15/28 Diell pak re
Lezhë 20/31 Diell pak re
Dibër 14/29 Diell pak re
Durrës 19/32 Diell
Tiranë 20/33 Diell
Elbasan 18/33 Diell pak re
Berat 17/33 Diell
Vlorë 18/31 Diell
Korçë 16/27 Diell pak re
Gjirokastër 16/33 Diell
Sarandë 19/31 Diell

   

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrifca: Kristo nga Divjaka, histori frymëzuese e të rinjve të bujqësisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/6/2023