Ballina Bota

PEKIN – Wang Yi: Asnjë kompromis për Tajvanin

PEKIN, 19 qershor /ATSH-ANSA/ – Kina nuk do të bëjë asnjë kompromis për Tajvanin, tha shefi i Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste Kineze, Wang Yi, gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Blinken u takua me Wang Yi me dyer të mbyllura në kompleksin diplomatik Diaoyutai në distriktin Haidian të kryeqytetit kinez.

Zyrtari i lartë kinez i tha sekretarit amerikan të Shtetit se Pekini nuk ka vend për kompromis për Tajvanin.

“Për këtë çështje, Kina nuk ka vend për kompromis apo lëshime”, tha Wang, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i përmbahen parimit “Një Kinë e konfirmuar në tre komunikatat e përbashkëta SHBA-Kinë, që respektojnë sovranitetin dhe integritetin
territorin e Kinës dhe kundërshtojnë qartë pavarësinë e Tajvanit”.

“Është e nevojshme të zgjidhet midis dialogut dhe konfrontimit, midis bashkëpunimit dhe konfliktit”, tha Wang.

Blinken është sekretari i parë amerikan i shtetit që udhëton në Kinë në gati pesë vjet.

“Blinken takoi dje në Pekin për herë të parë, homologun e tij kinez Qin Gang, me të cilin zhvilloi bisedime të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive”, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit.

Blinken gjithashtu pritet të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping sot, përpara një konference për shtyp të planifikuar për në fund të ditës. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/6/2023
Artikulli tjetërDitët Evropiane të Arkeologjisë, Margariti në termën e periudhës romake në Belsh