Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 17 qershor 2023

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe kthjellime në pasdite dhe me tej. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente kryesisht  në jug dhe juglindje të vendit. Në mbrëmje reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/27 Re shi diell
Kukës 15/22 Re shi diell
Lezhë 17/26 Re shi diell
Dibër 12/24 Re shi diell
Durrës 17/28 Re shi diell
Tiranë 17/27 Re shi diell
Elbasan 14/27 Re shi diell
Berat 16/28 Re shi diell
Vlorë 17/28 Re shi diell
Korçë 11/22 Re shi diell
Gjirokastër 15/28 Re shi diell
Sarandë 18/28 Re shi diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – NATO: Nuk ka marrëveshje për heqjen e MAP për Kievin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/6/2023