Ballina Flash

​Serbët nisin marshim proteste në veri të Mitrovicës

PRISHTINË, 16 qershor/ATSH/ Serbët kanë nisur të protestojnë në veri Mitrovicës kundër arrestimit të Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Ata që nga ora 13:00 kanë nis një marsh protestues.

Përndryshe, gjatë arrestimit të Milun Milenkovic- Llune, që ndodhi ditë më parë, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinalizohet operacioni ndërkombëtar, kapen në Vlorë 2 shtetas në kërkim
Artikulli tjetërGjakova lufton për medaljen e artë në Grand Slam të Kazakistanit