Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 16 qershor 2023

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe hera-herës në periudha afatshkurtra deri mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave. Në mënyrë të izoluar dhe periudha afatshkurtra reshjet të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 8-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/24 Re shi
Kukës 17/22 Re shi
Lezhë 19/24 Re shi
Dibër 15/22 Re shi
Durrës 18/26 Re shi
Tiranë 19/26 Re shi
Elbasan 17/27 Re shi
Berat 17/26 Re shi
Vlorë 19/26 Re shi
Korçë 13/22 Re shi
Gjirokastër 16/27 Re shi
Sarandë 18/27 Re shi

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKFOR-i e quan arrestim rrëmbimin e tre policëve: Nuk ishim në zonë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/6/2023