Ballina Flash

Ndriçim LED në 13 segmente rrugore të bashkisë Pukë

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Në Pukë vijojnë punimet për zbatimin e projektit “Bashki me Shfrytëzim Inteligjent të Energjisë (SEMP), me financim nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), i cili ka një impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve.

Sipas bashkisë së Pukës aktualisht puna është përqendruar në 3 segmente rrugore në lagjet Mejden, ZBU dhe Parku Kupola, të cilat konstatojnë në shtrirjen e rrjetit dhe vendosjen e shtyllave të ndriçimit me energji eficiente, LED.

Zbatimi i këtij projekti nëpërmjet rehabilitimit të ndriçimit publik në 13 segmente rrugore do të sjellë përmirësimin e kushteve të jetesës të banorëve nëpërmjet ndriçimit me energji eficiente, përmirësimin e menaxhimit bashkiak të energjisë dhe zvogëlimin e konsumit të saj dhe përdorimin e teknologjive energjetike inovatore dhe miqësore me mjedisin.

Bashkia e Pukës bën të ditur se puna do të vazhdojë edhe në segmentet e tjera rrugore të përcaktuara në projekt për transformimin e qytetit tonë në një qytet me shfrytëzim inteligjent të energjisë.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak24 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe
Artikulli tjetërMuzeu Historik Kombëtar, 77% më shumë vizitorë se majin e kaluar