Ballina Flash

Margariti: Masa konkrete kundër trafikimit të pasurive kulturore

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Sot në mbledhjen e qeverisë kaloi edhe një vendim për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Veprat penale për Trafikimin e Pasurive Kulturore.

Ministria e Kulturës prej vitesh ka ndërmarrë një kuadër masash që nuk lidhen vetëm me projektakte, por edhe me aktivitete konkrete në terren.

“Së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Institutin e Regjistrim të Pasurive Kulturore, janë marrë masat për ndalimin e trafikimit të pasurive kulturore në territorin shqiptar. Prej kohësh është bërë një marrëveshje bashkëpunimi me Kongresin Amerikan për luftën kundër trafikimit, me marrëveshje konkrete si ajo me Maqedoninë e Veriut për rikthimin e artefakteve të gjetura në territorin shqiptar”, u shpreh ministrja Margariti në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Pjesë e kësaj konvente të Këshillit të Europës janë një sërë masash jo vetëm për parandalimin por edhe për një bashkëpunim më të gjerë. Aderimi në këtë konventë i krijon Shqipërisë mundësinë e futjes në një rrjet më të gjerë për këtë trafikim.

Ky proces kërkon një bashkëpunim më të gjerë me shumë institucione, ku pikërisht Ministria e Kulturës ka filluar të ketë rolin e liderit, duke pasur bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, Interpolit e organeve të tjera.

“Do të vazhdojmë në këtë drejtim. Nëpërmjet kësaj konvente do të kemi një bashkëpunim shumë më të mirë me një sërë muzesh për identifikimin e artefakteve shqiptare që mund të kenë përfunduar në muze jo të nivelit kombëtar”, tha ministrja e Kulturës.

Konventa detyron koleksionistët apo muzetë e vendeve të tjera t’i përgjigjen kërkesave të Shqipërisë për kthimin e artefakteve të saj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEscobar: Asociacioni do të ndodhë me këtë ose me qeverinë e ardhshme
Artikulli tjetërMetani: ILD trajtoi 1715 ankesa në 2022-shin, 28 vendime për hetim disiplinor