Ballina Flash

Arkivat përkujtojnë Sami Frashërin, figurë qendrore e Rilindjes

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Më 1 qershor 1850, lindi rilindasi i shquar shqiptar Sami Frashëri.

Që herët ai u largua nga vendlindja e tij, fshati malor i Frashërit dhe u vendos në Stamboll. Gjatë jetës së tij u shqua si mendimtar, patriot, demokrat dhe iluminist. Në një nga veprat e tij më të njohura “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, e cila mbahet dhe si manifesti ideologjik i Rilindjes, ai synonte të bënte të ditur se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Evropës dhe se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra dhe më të bukura.

Një dimension pak i njohur i veprës së Sami Frashërit ka të bëjë me vlerësimin e rolit të gruas në shoqëri. “Familje do të thotë grua”, shkruante ai në libërthin e tij të titulluar “Gratë”, ku përçon mendime përparimtare për kohën e publikimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foton e Sami Frashërit me bashkëshorten. Në dokumente paraqiten pjesë nga Abetarja e Gjuhës Shqipe, shkruar prej Frashërit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Dhjetëra liderë evropianë takohen në Moldavi për Ukrainën, i pranishëm edhe Zelensky
Artikulli tjetër​Stoltenberg: NATO do të jetë vigjilente, në Kosovë për të siguruar mjedis të sigurtë