TIRANË, 31 maj/ATSH/ Më 31 maj 1987, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli Ditën Ndërkombëtare pa duhan.
Konsumimi i duhanit ka pllakosur globin, aq sa të tymosurit ka marrë përmasat e një epidemie që përbën sfidë për politikëbërjen.
Qëllimi periodik i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e masave konkrete me qëllim uljen e duhanpirjes.
Më shumë se 8 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit. Numri i duhapirësve ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje që prej përsosjes së industrisë së këtij produkti. Në Shqipëri ka një traditë të hershme të prodhimit të duhanit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foton e një karte postale të vitit 1921, me pamje nga procesi i grirjes së duhanit.























