Ballina Flash

Dita Botërore e Meditimit

PRISHTINË, 21 maj/ATSH/ Kur bota përreth jush është e mbushur me çmenduri dhe nuk mund të duket sikur të gjesh një çast paqeje në stuhinë e ditës, është koha për t’u kthyer prapa dhe për të kujtuar ato momente të lumtura si fëmijë, ku thjesht të shtrirë diku “e humbitnim veten” duke shikuar qiellin.

Ky është meditimi dhe sot shënohet Dita Botërore e Meditimit, e cila shërben si një thirrje për njerëzit që të gjejnë kohë për këtë praktikë të vjetër mijëvjeçare.

Meditimi shërben si një mënyrë për lehtësimin e stresit dhe pastrimin e mendjes.

Dinamika e jetës së sotme e ka bërë meditimin një gjë shumë të nevojshme. Hulumtimet kanë treguar se meditimi ka efekte pozitive mendore dhe fizike kur praktikohet. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan fotot nga Piramida, mijëra qytetarë në godinën e transformuar
Artikulli tjetër“The Washington Post”: Shqipëria mes nëntë destinacioneve të mirënjohura të Mesdheut