Ballina Aktualitet

PS, fituese me 4 mandate në këshillin bashkiak të Hasit

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë Has ka përfunduar numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak, ku është shpallur fituese Partia Socialiste.

Sipas të dhënave nga KQZ në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 28 qendrave të votimit.

Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate, Partia Socialdemokrate 2 mandate, Partia Agrare Ambientaliste 2 mandate dhe Aleanca Progresiste 2 mandate.

Po ashtu, Partia Demokratike ka marrë 1 mandat, Partia Lëvizja e Legalitetit 1 mandat, Partia Republikane 1 mandat, PDIU 1 mandat, Aleanca Arbnore Kombëtare 1 mandat, Partia Balli Kombëtar 1 mandat, Partia e Gjelbër 1 mandat dhe Partia Kombëtare Konservatore Albania 1 mandat.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFSHF, turne me ekipet e veteranëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Diasporës në Belgjikë
Artikulli tjetër​Mbrojtja e Veselit përfundon pyetjet për dëshmitarin e katërt