TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë Tepelenë ka përfunduar numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak, ku është shpallur fituese Partia Socialiste.
Sipas të dhënave nga KQZ në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 22 qendrave të votimit.
Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste ka marrë 11 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1 mandat dhe Partia Demokratike 1 mandat.
Po ashtu, Partia Republikane ka marrë 1 mandat dhe Partia Socialdemokrate 1 mandat.
/m.m/r.e/






















