Ballina Aktualitet

Delvinë, PS fiton 8 mandate në këshillin bashkiak

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë e Delvinës ka përfunduar numërimi i kutive për anëtarët e këshillit bashkiak, ku rezulton fituese Partia Socialiste.

Sipas të dhënave të KQZ-së në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë, 22 në total.

Nga këto të dhëna rezulton se Partia Socialiste ka marrë 8 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Ndërsa Partia Demokratike ka marrë vetë një mandat në këtë bashki.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Mbrojtja e Veselit përfundon pyetjet për dëshmitarin e katërt
Artikulli tjetërUKRAINË – Kryetari i Gjykatës së Lartë arrestohet me dyshimin për korrupsion