Ballina Flash

32 vjet më parë, greva e parë e përgjithshme në vend

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi sot 32-vjetorin e shpalljes të grevës së parë të përgjithshme në vend.

Lëvizja punëtore e minatorëve të Valiasit në janar 1991, tronditi elitën politike të vendit.

“Pa e ekzagjeruar, jemi në prag të anarshisë, e cila, nuk ka dyshim, që do të sjellë konsekuenca tepër të rënda në planin ekonomik, por tepër të rënda edhe në planin politik, sepse anarshia kurrë nuk ka pasur të mira”, u shpreh Ramiz Alia, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, në një mbledhje të datës 16 janar 1991.

Sipas Gramoz Pashkos, problematika buronte nga gjendja e inflacionit ku ndodhej vendi, i përllogaritur në kuotën prej 30-35 %. Kjo gjendje ekonomike kritike vinte si pasojë e rritjes së konsiderueshme të çmimeve të artikujve bazë të konsumit.

“Këtu nuk është fjala të analizojmë shkaqet e kësaj pune, vonesat dhe zvarritjet që mund të kenë ndodhur. Marrim vesh që punëtorët po përpiqen të krijojnë sindikatat e tyre dhe është e drejta e tyre dhe grevat duhet t’i konsiderojnë me një sens urtësie. Të shikojmë çfarë kërkojnë ata”, citohet të ketë thënë Pashko në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Pavarësisht se si rezultat i mbledhjes u miratua kërkesa e grevistëve për rritjen e pagave të tyre me 60 %, ndërkohë po merrte trajtë greva e urisë së minatorëve të Valiasit, e cila u bë simbol i lëvizjes punëtore në Shqipëri.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​24 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit
Artikulli tjetërKALABRI – Sekuestrohen 2,7 tonë kokainë, e fshehur mes bananeve