Ballina Flash

Meta: Vlora e potencialeve duhet t’u kthehet qytetarëve të saj

TIRANË, 6 maj/ATSH/- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë dhe kandidatët për këshillin bashkia në bashkinë e Vlorës

Meta tha se Vlora e potencialeve e mundësive të jashtëzakonshme duhet t’u kthehet qytetarëve të saj.

“Këtu duan të tjetërsojnë çdo gjë, edhe një nga gjërat më të shenjta që është historia”, tha ai.

Më tej, kreu i PL-së u ndal edhe te harta e re gjyqësore duke theksuar se është bërë me qëllim nga kryeministri Rama, për të ndaluar qytetarët të ndjekin të drejtat e tyre.

Sipas tij, për të ndjekur një proces të tërë gjyqësor, tashmë me uljen e numrit të gjykatave, do të duhen 24 vite.

“24 vjet duhet për të mbaruar një proces, të hapet e të mbyllet një çështjes. Mbyll gjykatat që shqiptarët të mos ndjekin të drejtat e tyre. Shihni ç’ndodh me Arbitrazhin. Humbje të tmerrshme. Kosova i fiton çështjet sepse atje është qeveri e ligjit. Këtu shkelen ligjet dhe paguan populli. Mesazhi i ndryshimit është mesazh triumfues përballë çdo manovre të dëshpëruar të Ramës dhe Ramoviçët në nivel lokal, sa më shumë presione bëjnë aq më shumë nxisin revoltën e popullit ndaj despotëve të vegjël që e dinë pushtetin vendos zyrë personale”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se “mbi 1 miliard euro janë bërë rrush e kumbulla në katër vite. Paguhen inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe vjedhje të tjera të hatashme. Të vrapojmë këto ditët që kanë mbetur dhe të shpërndajmë fletëpalosjet që kemi për të votuar”.

“Është dyfishuar administrata dhe janë hequr dhe komunat madje. Këshillat Bashkiak jo vetëm që do jenë transparente, por do ketë seanca të veçanta që qytetarët të dëgjojnë për çfarë diskutohet dhe të ngrenë shqetësimet e tyre”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha në Kukës: Vota më 14 maj për të rivendosur pluralizmin në Shqipëri
Artikulli tjetërSpiropali në samitin e koalicionit shqiptar në Mal të Zi