Ballina Bota

FOKUS – RSF: Fake news kërcënimi kryesor për lirinë e shtypit

BERLIN, 3 maj /ATSH-DPA/ – Një indeks vjetor nga Reporterët pa Kufij (RSF) ka nxjerrë në pah kërcënimin ndaj lirisë së shtypit që vjen nga përmbajtja e rreme (fake news).

Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit 2023, i sapo publikuar, mjedisi për gazetarinë është “shumë serioz” në 31 vende, “i vështirë” në 42, ”problematik” në 55 dhe “i mirë” ose “i kënaqshëm” në 52 vende.

“Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit tregon paqëndrueshmëri të madhe në situata, me rritje dhe rënie të mprehta dhe ndryshime të paprecedentë, si Brazili që rritet me 18 vende dhe Senegali që bie 31 vende”, theksoi sekretari i përgjithshëm i RSF, Christophe Deloire.

Ky paqëndrueshmëri është rezultat i rritjes së agresivitetit nga autoritetet në shumë vende dhe rritjes së armiqësisë ndaj gazetarëve në median sociale.

“Paqëndrueshmëria është gjithashtu pasojë e rritjes së industrisë së përmbajtjes së rreme, e cila prodhon dhe shpërndan dezinformata dhe ofron mjetet për ta prodhuar atë”, shtoi Deloire.

Sipas indeksit, në dy të tretat e 180 vendeve të vlerësuara, shumica e të anketuarve thanë se aktorët politikë në vendet e tyre ishin shpesh ose sistematikisht të përfshirë në fushata masive dezinformuese.

Norvegjia kryeson renditjen për të shtatën vit radhazi, e ndjekur nga Irlanda dhe Danimarka.

Tre vende aziatike ndërkohë zunë vendin e fundit në listë, me Korenë e Veriut, Kinën një vend mbi të dhe Vietnamin në vendin e 178-të./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Spitali Rajonal i Dibrës do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë
Artikulli tjetërKëlliçi: Vëmendje dhe mbështetje për banorët e Shkozës