Ballina Flash

Berisha: Pasuritë e Pukës, garanci për të ardhmen e komunitetit

TIRANË, 30 prill /ATSH – I. Vata/- Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për bashkinë Pukë, Rrok Dodaj.

Berisha ka falënderuar demokratë që të bashkuar mbështesin dy kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pukë e Fushë-Arrës.

Berisha premtoi që pasuritë përrallore të Pukës do të shndërrohen në mirësi për qytetarët dhe komunitetin.

“Puka ka potenciale të jashtëzakonshme. Pukën Zoti e ka bërë një nga rrethet më të pasura, mbi tokë, nën tokë, por mbi të gjitha shpirti punëtor dhe krijues i pukjanëve, është një garanci e jashtëzakonshme për një të ardhme tjetër. Në datën 14 maj, Rrok Doda vjen para jush si kandidati juaj, si kandidati i votës tuaj të lirë. Por për shkak të mbështetjes tuaj, të besimit që i keni dhënë, Rrok Doda ka fituar mbështetjen e 24 partive politike, të të gjithë spektrit opozitar shqiptar”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSalianji: Bashkia e Kavajës do t’u kthehet demokratëve
Artikulli tjetërKëlliçi: Pas 14 majit autobusi do të jetë falas për gjithë Tiranën