TIRANË, 26 prill/ATSH – I. Vata/ Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës Roland Bejku zhvilloi sot një takim me ish-studentin e Dhjetorit 90, Ilir Dizdari.
Në një postim në rrjete sociale, Bejko, vuri theksin tek nevoja e mbështetjes së Partisë Demokratike nga ish-studentët e Dhjetorit 90.
Ai theksoi se mori mbështetjen e Dizdarit për garën e 14 majit në Tiranë.
“Dita sot filloi me një takim me studentin e Dhjetorit 90, Ilir Dizdari. Nga Iliri mora mbështetjen për garën e Tiranës në 14 maj. Ne ramë dakord që situata në Partinë Demokratike është e njëjtë me atë të Dhjetorit 90, që kërkon mobilizim për ta shpëtuar dhe ruajtur vlerat euroatlantike. Iliri bëri thirrje që ish studentët e dhjetorit, t’i bashkohen PD, për të përfunduar misionin e filluar 30 vite më parë, për një Shqipëri evropiane”, shkroi Bejko.
/gj.m/r.e/























