Ballina Aktualitet

Kolegji Zgjedhor vendos që logot e partive të jenë në fletën e votimit

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kolaicionit ‘Bashkë Fitojmë’, që kishte kërkuar që logot e partive të mos vihen krahas fletës së votimit për kryetarë bashkie.

Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën, duke vendosur që logot e partive dhe/ose të koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit.

Ndërkohë u rrëzua kërkesa tjetër e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të zëvendësuar emrin si drejtues të koalicionit duke vendosur emrin Sali Berisha në vend të Ilir Meta në përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë e vendit.

Kolegji vendosi që në fletën e votimit të jetë emri i Ilir Metës.

Trupa gjykuese për këtë çështje është Marsela Dervishi (Relatore) dhe anëtarët Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Manjola Xhaxho.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri takon Glover: Diskutime mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve
Artikulli tjetërNga përfundimi Unazës dhe Pallati i Sportit tek Teatri dhe Piramida, Veliaj prezanton projektet: Mezi pres t’i japim gaz këtij mandati të 3-të