Ballina Bota

PEKIN – Kina kundërshton politizimin e bashkëpunimit tregtar me Gjermaninë

PEKIN, 13 prill /ATSH-DPA/ – Qeveria kineze ka kritikuar propozimin e Gjermanisë për hyrjen e kompanisë shtetërore kineze “COSCO Shipping”, një nga transportuesit më të mëdhenj në botë, në një terminal kontejnerësh në portin e Hamburgut.

“Shpresojmë që pala gjermane të përmbahet nga politizimi i bashkëpunimit tregtar dhe ta orientojë rreth ideologjisë ose sigurisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

Gjithashtu, Wenbin tha se shpresonte se Berlini do të ishte objektiv, racional në bashkëpunimit praktik mes dy vendeve, duke siguruar një mjedis biznesi të drejtë dhe jo-diskriminues për kompanitë kineze.

Deklarata e tij i referohet terminalit të kontejnerëve të Hamburgut “Tollerort”, i cili është regjistruar si infrastrukturë e rëndësishme në 2018.

Emërtimi rrjedh nga hyrja e COSCO-s në terminalin e kontejnerëve, që ka qenë e diskutueshme për disa kohë.

Regjistrimi si infrastrukturë e rëndësishme kërkon që terminali të ketë një mbrojtje të veçantë.

COSCO, fillimisht donte të merrte mbi 35% të kompanisë operuese të Terminalit të Kontejnerëve “Tollerort” dhe në këmbim të përmirësonte terminalin për ta bërë atë qendrën e saj të preferuar të transportit në Evropë.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak11 prodhues shqiptarë në panairin “Slow Food” në Gjermani
Artikulli tjetërFOKUS – Zbulimet e Pentagonit tregojnë mosmarrëveshjet ruse për numrin e të vdekurve në Ukrainë