Ballina Ekonomi

Rikthehen reshjet e borës në Dardhë

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Në Dardhë janë rikthyer reshjet e borës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se po punohet me borëpastruese dhe shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet

ARRSH apeloi drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBislimi dhe Petkoviç takohen sot në Bruksel
Artikulli tjetërFOKUS – OPEC+: Çmimet e naftës rriten ndjeshëm