Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 31 mars 2023

TIRANË, 31 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht mesatare. Duke filluar prej orëve të pasdites vranësirat vijnë në dendësim deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/19 Diell re
Kukës 7/17 Diell re
Lezhë 7/19 Diell re
Dibër 4/17 Diell re
Durrës 10/21 Diell re
Tiranë 11/22 Diell re
Elbasan 8/22 Diell re
Berat 8/22 Diell re
Vlorë 10/22 Diell re
Korçë 5/16 Diell re
Gjirokastër 5/19 Diell re
Sarandë 11/20 Diell re

     

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Franca rrit moshën e përdorimit të monopatinave
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/3/2023