TBILISI, 24 mars /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock premtoi ndihmë për Gjeorgjinë në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian gjatë një vizite në Tbilis të premten, por bëri thirrje për më shumë reforma për t’iu afruar standardeve demokratike dhe lirisë së shtypit.
“Dera për statusin e kandidatit në BE është e hapur. 12 hapat e mbetur ende duhet të ndërmerren”, tha Baerbock pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm gjeorgjian, Ilia Darchiashvili.
Baerbock vuri në dukje me miratim votat e Gjeorgjisë në mbështetje të rezolutave të OKB-së që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.
Gjeorgjia ndan një kufi të gjatë me Rusinë, ndërsa Moska është përpjekur të ndikojë në politikën e fqinjit të saj jugor.
‘’Pas tërheqjes së qeverisë në fillim të këtij muaji të një ligji të diskutueshëm që do t’u kërkonte organizatave që marrin fonde të huaja të regjistroheshin si agjentë të huaj, qeveria tani kishte për detyrë “të kapërcejë polarizimin, të rivendoste besimin dhe të marrë vendime për hapa drejt reformës”, theksoi Baerbock.
Protestuesit dolën në rrugë për të ndaluar projektligjin, i parë si një “ligj rus” që synon të frenojë ndikimin e organizatave joqeveritare perëndimore./ /os/





















