Ballina Flash

Simone de Beauvoir çel muajin e Frankofonisë

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Marsi është shpallur si muaji i Frankofonisë dhe aktiviteti i parë në kuadër të këtij muaji është zhvilluar në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri.

Aktiviteti që çeli “Pranverën e Frankofonisë 2023” ishte një diskutim mbi një prej figurave kryesore të lëvizjes feministe, shkrimtaren franceze, Simone De Beauvoir.

Të pranishmit diskutuan mbi temën “Seksi i dytë i Simone de Beauvoir dhe shekulli 21”, duke hedhur një veshtrim mbi idetë dhe letërsinë e madhe të De Beauvoir në gjuhën shqipe.

Libri ngre pyetjen më thelbësore të feminizmit: Çfarë do të thotë të jesh grua?

De Beauvoir e refuzon ekzistencën thjesht biologjike dhe përqendrohet në cilësinë e feminitetit, duke arritur kështu në thënien e saj më të famshme: “Një njeri nuk lind, por bëhet grua”.

Prof. Edmond Tupe, prof. Irena Myzeqari, botuesja Arlinda Dudaj dhe përkthyesja Feride Papleka, folën mbi idetë e De Beauvoir në shek. XXI.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla: Qëllimi i Besëlidhjes së Lezhës, Shqipëria evropiane
Artikulli tjetërFOKUS – SHBA: TikTok rrezik i mundshëm për sigurinë kombëtare