Ballina Flash

58 vjet pa ikonën e të drejtave civile Malcom X

UASHINGTON, 21 shkurt, /ATSH-AA/ – Udhëheqësi i të drejtave civile në SHBA, Malcolm X, u vra 58 vjet më parë, por trashëgimia e tij vazhdon, veçanërisht në komunitetin e afroamerikanëve.

“Malcolm X është po aq i rëndësishëm për lëvizjen e të drejtave civile sa Dr. Martin Luther King, Jr.”, tha Derek Handley, asistent profesor i anglishtes në Universitetin Wisconsin-Milwaukee dhe në një fakultet të lidhur me Departamentet e Afrikës dhe Diasporës Afrikane dhe Programin e Studimeve Urbane.

“Malcolm X ishte figura kryesore që lëvizja ‘Black Power’ i dha respekt të lartë”, tha Handley.

Malik el-Shabazz, i cili adoptoi emrin Malcolm X për të simbolizuar mbiemrin e tij të panjohur afrikan, predikoi fuqizimin e racës së zezë në një kohë të historisë amerikane kur shoqëria dominohej nga të bardhët.

Handley tha për Anadolu gjatë një interviste telefonike se shumë nga ndjekësit e Malcolm X-it i shihnin mësimet e tij si Bibla e tyre, duke përqafuar filozofitë e tij, të cilat nuk ishin parë më herët në Amerikë.

“Shumë njerëz me ngjyrë nuk kishin dëgjuar askënd të fliste për njerëzit e bardhë e të zinj si Malcolm-i. Ai shihej si i patrembur”, tha Handley.

“Mënyra sesi foli Malcolm, ai u bënte thirrje të rinjve me ngjyrë. Ai ishte simboli i burrërisë së njerëzve me ngjyrë në atë që ‘Unë nuk kam frikë nga askush, nuk kam frikë nga asnjë person i bardhë. Jo vetëm që nuk jam i barabartë me ju, por mund të jem më superior se ju’. Kjo ishte një mënyrë krejtësisht e re e të menduarit”, shton ai.

Malcom X e shpalli atë lloj retorike në shumë nga fjalimet e tij gjatë lëvizjes për të drejtat civile të viteve 1960, gjë që e bëri atë një “rrufe për kritika”.

“Ne të gjithë jemi në të njëjtën varkë dhe të gjithë kritikohemi ashpër nga i njëjti njeri. Ai thjesht është një njeri i bardhë”, tha ai në një fjalim më 3 prill 1964. “Të gjithë ne kemi vuajtur këtu, në këtë vend, shtypjen politike nga duart e të bardhëve, shfrytëzimin ekonomik nga duart e njeriut të bardhë dhe degradimin social në duart e të bardhëve”, ishte shprehur Malcolm.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj: Trashëgimia artistike e Mimika Lucës, pasuri e çmuar nga publiku
Artikulli tjetërBerisha: Ky regjim përmbyset vetëm me revolucion