Ballina Ekonomi

Avancojnë punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i nyjes së re drejt aeroportit të Rinasit, po vijon me ritme shumë të kënaqshme.

Në një intervistë për mediet, drejtori i Strategjisë dhe Politikave pranë BERZH, Christoph Denk tha se, ky financim do të vijojë edhe me pjesën e hekurudhës deri në Malin e Zi.

“Në Shqipëri ne po punojmë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin nga fillimi të hekurudhës për në Rinas. Projekti po ecën me ritme shumë të mira. Gjithashtu BERZH po studion edhe fazën e projektit sa i përket zgjatimit të linjës hekurudhore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Po punojmë ngushtësisht me Hekurudhën Shqiptare për të ofruar infrastrukturën dhe kapacitetet e duhura”, u shpreh Denk.

Sipas tij, “për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit në Shqipëri, BERZH do të financojë projekte në këtë sektor dhe mbi të gjitha do të ndihmojmë në fuqizimin e kapaciteteve dhe stafeve të profesionistëve për hotelet, restorantet apo bujtinat. Duke marrë shkas nga kjo ne do të bëjmë të mundur ndërlidhjen e kompanive më të mira me qeverinë si dhe me trajnuesit e duhur për të garantuar implementimin e aftësive të duhura në sektorin e turizmit shqiptar.”

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Zelensky falënderon BE-në për mbështetjen mes debatit mbi armët dhe sanksionet
Artikulli tjetërKushi: Pagesë transporti edhe për mësuesit që punojnë jashtë bashkisë