Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 6 shkurt 2023

TIRANE, 5 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare nga 1 – 8m/s, ndërsa përgjatë vijes bregdetare dhe zona luginore era tepër intensive me shpejtesi deri në  12 – 16m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -3/8 Diell
Kukës -5/1 Diell
Lezhë 0/7 Diell
Dibër -9/2 Diell
Durrës -1/10 Diell
Tiranë 0/7 Diell
Elbasan -3/6 Diell
Berat -4/8 Diell
Vlorë 0/9 Diell
Korcë -8/-2 Diell
Gjirokastër -2/8 Diell
Sarandë 0/11 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Przydacz: Vizita e Biden ne Poloni, thelbësore për sigurinë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 6 SHKURT 2023