TIRANE, 5 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime ne pjesen bregdetare dhe vranësira te ndrueshme ne zonat malore.
Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – veri me shpejtësi mesatare nga 2 – 10m/s, ndërsa përgjatë vijes bregdetare dhe zona luginore era tepër intensive me shpejtesi deri në 14 – 18m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -3/7 | Re diell |
| Kukës | -4/1 | Re diell |
| Lezhë | -2/5 | Diell |
| Dibër | -7/-2 | Re diell |
| Durrës | 0/7 | Diell |
| Tiranë | -1/8 | Diell |
| Elbasan | -3/5 | Diell |
| Berat | -4/9 | Diell |
| Vlorë | 0/10 | Diell |
| Korcë | -6/-1 | Re diell |
| Gjirokastër | -5/6 | Re diell |
| Sarandë | 1/9 | Diell |












