Ballina Flash

DRTK Shkodër ngre grup informimi për Bonusin e Rijetësimit

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Në një komunikim publik me mediet, drejtuesja e DRTK Shkodër, Besara Podgorica, njoftoi ngritjen e një grupi pune dedikuar informimit mbi Bonusin e Rijetësimit. Grupi i punës do të informojë të gjithë grupet e interesuara për kriteret e përfitimit dhe kushtet që duhet të plotësojnë përfituesit potencialë në qarkun Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Një ditë më parë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, lançoi thirrjen e dytë të programit “Bonusi i Rijetësimit”.

Këtë vit buxheti për Bonusin e Rijetësimit është 50% më i madh se një vit më parë. Për mirëmbajtje dhe konservim mbështetja do të jetë deri në 1 milion lekë, ndërsa për restaurim dhe rijetësim deri në 6 milionë lekë.

Afati për aplikime do të jetë deri më 10 mars 2023. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPjesëmarrja në mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së, Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen
Artikulli tjetërREPUBLIKA ÇEKE – Ekonomia hyn në recesion në tremujorin e katërt