ROMË, 23 janar /ATSH/ – Mosha e regjistrit anagrafik dhe mosha biologjike, siç e dimë deri tani, shkojnë në dy pista të ndryshme.
Por, si mund të matet mosha biologjike?, shkruan focus.it.
Në internet ka teste të shumta, falas dhe jo, të cilat marrin parasysh faktorët më të ndryshëm, që nga gjenetika te psikologjia, nga parametrat klinikë te aftësitë njohëse.
Organet e ndryshme mund të plaken me një ritëm të ndryshëm.
Pra, ekzistojnë teste të vërtetuara shkencërisht për të vlerësuar se sa të vjetra janë enët e gjakut.
Disa janë shumë të dobishme për të moshuarit. Ndër këto, matja e shpejtësisë së ecjes ose aftësia për të qëndruar në këmbë dhe ulur.
Kjo sepse nuk ka asnjë test të vetëm me vlefshmëri shkencore që mund të na tregojë me siguri moshën “e vërtetë” të të gjithë organizmit, por shumë teste që na ndihmojnë të nxjerrim një pamje.
Sipas studiuesve, pjesë të ndryshme të trupit kanë mosha të ndryshme biologjike dhe është e vështirë nëse jo e pamundur të bëhet një test gjithëpërfshirës, edhe nëse mosha kardiovaskulare duket se është më e lidhura me moshën kronologjike.
“Ora epigjenetike” e studiuar nga Steve Horvath i Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos duket gjithashtu premtuese.
Ajo mat ndryshimet kimike në ADN, si shkallën e metilimit, gjendjen e tij të riparimit dhe gjatësinë e telomereve, kapakët në kromozome që shkurtohen ndërsa çdo qelizë plaket.
Këto modifikime, të quajtura epigjenetike, varen nga mjedisi, modifikojnë shprehjen e gjeneve dhe duket se janë të lidhura ngushtë me moshën biologjike dhe shkallën e “vjetërsisë” së indeve./ /os/























