Ballina Bota

SHBA – Austin: Moment vendimtar për Ukrainën dhe gjithë botën

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-ANSA/ – Ky është një moment vendimtar për Ukrainën dhe për të gjithë botën, tha sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë takimit të grupit të kontaktit për Ukrainën në në bazën ajrore “Ramstein”.

“Po takohemi në një kohë shumë të vështirë dhe të turbullt, ku nevojitet vendosmëri dhe unitet. Është koha për të mos u dorëzuar. Ne nuk do të ndalemi, nuk do të vonojmë dhe nuk do të hezitojmë të ndihmojmë Ukrainën”, tha Austin.

“Nuk kemi kohë. Koha është një faktor vendimtar. Ne duhet të veprojmë shpejt. Ne kemi nevojë për mbrojtje dhe tanke luftarakë. Çdo armë ka rëndësi”, bëri thirrje lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Gjatë një bisede me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në “Ramstein”, përsërita se Italia, një nga protagonistët e Aleancës Atlantike, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj”, shkroi ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, në Twitter.

Deklarata e Austin për ndihmën ndaj Kievit nxiti menjëherë një reagim nga Kremlini.

“Perëndimi po mashtron veten për një fitore të mundshme të Ukrainës. Tanket perëndimore nuk do të ndryshojnë asgjë në terren”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBucci takon Dumanin: Mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut që të punojë në pavarësi të plotë
Artikulli tjetërHaradinaj: Walker, heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë