Ballina Flash

Konjufca: Walker ia tha botës të vërtetën për krimet e Serbisë

PRISHTINË, 19 janar /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së në vendin tonë, mikun e madh të Kosovës, ambasadorin amerikan William Walker.

Kryetari Konjufca sërish e vlerësoi lart angazhimin e Walker për Kosovën.

Ai tha se Walker pa iu trembur syri i pati thënë Millosheviqit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë.

“Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për masakrën e Raçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë”, tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit dhe ambasadori Walker kujtuan së bashku një pjesë të së kaluarës, diskutuan edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale në peizazhin politik rajonal e global.

“Mirënjohës dhe falënderues gjithmonë për Walker”, tha Kryetari Konjufca./Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetëvendosje nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Partinë Socialdemokrate zvicerane
Artikulli tjetërKQZ: Institucionet po regjistrojnë dhe raportojnë veprimtaritë e planifikuara