Ballina Flash

Mbahet seanca dëgjimore me kandidatët për anëtar të KDRTSH

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në mbledhjen e parë të sesionit të ri parlamentar, pas miratimit të kalendarit të punimeve, zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidatët për anëtar të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, për plotësimin e një vendi vakant.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, zëvendëskryetari i Komisionit, Petro Koçi, theksoi se, Këshilli Drejtues i RTSH, duhet të përbëhet nga personalitete të cilët në raport me publikun kanë përgjegjësi dhe përfaqësojnë vlera.

Kandidatët, Albert Minga, Genc Tomço, Ndriçim Xhepa, Rozeta Ferri dhe Plator Nesturi, prezantuan përpara anëtarëve të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vizionin për përmirësimin e punës së televizionit shqiptar dhe mënyrën se ai ata do ta ushtrojnë këtë përgjegjësi.

Kandidatët iu përgjigjën edhe pyetjeve të deputetëve ndërsa kandidatja Majlinda Rama nuk u paraqit në seancën e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Macron: BE-ja nuk është ndarë dhe as nuk është tërhequr nga lufta në Ukrainë
Artikulli tjetërKomisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrton tre projektligje