Ballina Flash

TKOB sjell premierë 4 koncerte simfonike, në muajin janar

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Teatri i Operas dhe Baletit do të sjellë këtë janar gjurmët e kompozitorëve të mirënjohur botërorë të muzikës klasike.

Kalendari artistik i këtij fillimviti parashikon 4 premiera në koncerte simfonike, 5 solistë në violinë, piano, flaut e violonçel dhe kryeveprat klasike të Mozart-it Tchaikovsky-t, Prokofiev-it, Shostakovich-it, etj.

Në datën 10 janar publikut do t’i ofrohet koncerti i Orkestrës Simfonike të TKOB, i titulluar “Not’te da Oscar” me pjesëmarrjen e violinistit Ettore Pellegrino. Në 14 janar, “Klasikët në Opera” i sjell flautistja Enalda Gjoni dhe pianistja Etrita Ibrahimi, nën dirigjimin e Dritan Lumshit.

“Një natë ëndrrash” do të jetë ajo e datës 21 janar, me koncertit simfonik vokal, ku do të interpretojnë sopranoja Ripatta Bufo dhe mezzosopranoja Vikena Kamenica, të shoqëruara nga Orkestra Simfonike e TKOB.

Një tjetër premierë do të jetë ajo e datës 28 janar, “Violonçeli misterioz”, me dirigjent Adriano Martinolli D’Arcy dhe solist në violonçel Petar Pejčić.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet në ditën e lindjes “Artisti i Popullit” Kadri Roshi
Artikulli tjetërDispanceria dhe farmacia e re në spitalin rajonal të Vlorës, gati për të hapur dyert