Ballina Flash

Gjermanët i japin fund telegrameve

BERLIN, 4 janar /ATSH-AA/ – Posta Gjermane (Deutsche Post) njoftoi fundin e shërbimeve dikur të njohura telegramike në Gjermani.

Në deklaratën e Deutsche Post, thuhet se shërbimet e telegramit nuk janë ofruar për pikat e huaja që nga viti 2018, duke shtuar se në Vitin e Ri janë ndërprerë edhe shërbimet e telegramit.

Në deklaratë bëhet e ditur se gjatë viteve të fundit janë dërguar mesatarisht 200-300 telegrame në muaj, ndërsa në ditën e fundit të vitit 2022 janë dërguar për herë të fundit 3.228 telegrame për suvenire.

Dërgimi i një telegrami deri në 160 karaktere në Gjermani kushtonte të paktën 12,57 euro.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIPARD 3 mbështetje fermerëve, agrobiznesit, Civici: 50% më shumë fonde
Artikulli tjetërA i bëjnë mirë organizmit zhytjet në ujëra të akullta?