Ballina Flash

Gakpo te ”Liverpool”-i

LONDËR, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Klubi i ”Liverpool”-it ka arritur një marrëveshje me holandezin Cody Gakpo, ka bërë të ditur klubi i tij PSV.

Gakpo ka qenë i lidhur me shumë nga klubet më të mëdha evropiane, përfshirë ”Manchester United” dhe ”Real Madrid”, pasi u shfaq si një pjesë kyçe e skuadrës së Ruud van Nistelrooy.

Sulmuesi ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë 12 asiste në 14 ndeshje këtë sezon, kontributi i tretë më shumë gola (21) pas 14 ndeshjeve të ligës që nga sezoni 1999-00 – vetëm Van Nistelrooy (27 në 1999-00) dhe vetëm ish-liverpulsit Luis Suarez (25 në 2009-10) e përmirësoi këtë shifër.

Ndërsa ”United”-i i Erik ten Hag ka qenë i lidhur me Gakpo prej disa muajsh, raportet thanë se ”Liverpool”-i ishte afër nënshkrimit të 23-vjeçarit për një tarifë fillestare prej 37 milion stërlina (44,5 milion dollarë)’’.

Pasi la përshtypje të mira për Holandën në Kupën e Botës në Katar, ku shënoi tre gola, Gakpo tani është në rrugën e duhur për të mbërritur në ”Anfield” në janar.

Një deklaratë nga gjigantët e Eredivisie tha se ”PSV dhe ‘Liverpool’ kanë arritur një marrëveshje për transferimin e propozuar të Cody Gakpo”./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVATIKAN – Papa Françesku: Benedikti XVI shumë i sëmurë
Artikulli tjetërMEDIA – AMAN-i anëtari më i ri i grupimit mediatik të OKB-së, Media Compact