Ballina Flash

Altin Basha: Teatri i ri Kombëtar i përket së ardhmes

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar tha se ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për artin dhe kulturën, por për gjithë shoqërinë shqiptare. Ai u shpreh se ka qenë dëshmitar i përpjekjeve të vazhdueshme të trupës së Teatrit Kombëtar, të cilët, siç thekson Basha, tek ajo godinë nuk gjenin mjetet për të bërë artin e tyre.

Sipas tij, ndërtimi i Teatrit të ri do t’i shërbejë jo vetëm artistëve aktualë, por edhe brezave të ardhshëm. Basha tha se ky është një moment për artin dhe kulturën shqiptare, por edhe për gjithë shoqërinë.

“Diskutimi për teatrin ka nisur që në vitet ’50. U deshën 70-80 vjet që dëshira e tyre të kishte një zgjidhje dhe kjo zgjidhje ishte më e mira e mundshme për një teatër të ri, një teatër të investuar me paratë e taksapaguesve. Ky teatër nuk i përket vetëm të tashmes, por edhe të ardhmes”, tha drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPRAGË – Republika Çeke merr në dorëzim tanket “Leopard 2” nga Gjermania
Artikulli tjetërManastirliu: 190 mjekë të rinj punësohen në qendrat shëndetësore