TIRANE, 16 dhjetor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK.
Ai vuri në dukje se për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD.
“Edhe pse ende SPAK-u nuk është në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta të qeverisjes, ai duhet të mbështetet të ecë përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës”, u shpreh Bardhi.
Sipas tij, lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si europianë të vërtetë.
/r.e/























