Ballina Flash

Arkivi Qendror Shtetëror i hapur për vizitorët

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Në vazhdën e tureve të herëpashershme, personeli i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ka mirëpritur në një vizitë, një grup studentësh, të interesuar posaçërisht për Kodikët.

Vizitorët iu drejtuan Vendruajtes së Dokumenteve, ku sigurohet mbajtja në kushte optimale e pasurisë dokumentare kombëtare.

Ata mundën të këqyrnin nga afër disa prej njësive arkivore të Fondit “Koleksion i Kodikëve”, i cili përbën vetëm një njësi të pasurisë së pamatë që strehon Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH).

Studentët mësuan disa të dhëna mbi “thesarin” e AQSH-së që daton më hershëm, Kodikun e Purpurt të Beratit. Gjithashtu, ata zbuluan më shumë mbi përpunimin e pergamenës, mbi shkrimet e shenjta, mbi teknikat specifike të përkujdesjes së këtyre pasurive etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sqaron se për të vizituar Arkivin është e nevojshme të paraqitet një e-mail në [email protected] që përmban të dhënat personale të kërkuesit apo të grupit që do të kryejë vizitën.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Parlamenti Evropian rinis zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez
Artikulli tjetërPërmbytje në Fushë-Bulqizë, ekipet e bashkisë në terren në ndihmë të banorëve