TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht në zonën e qendrës në orët e pasdites reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegull / mjegullinë lokale nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek. Në bregdet dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8-10m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/12 | Re shi / diell |
| Kukës | 7/11 | Re shi / diell |
| Lezhë | 11/13 | Re shi / diell |
| Dibër | 5/10 | Re shi / diell |
| Durrës | 10/17 | Re shi / diell |
| Tiranë | 9/17 | Re shi / diell |
| Elbasan | 8/15 | Re shi / diell |
| Berat | 6/18 | Re shi / diell |
| Vlorë | 11/19 | Re shi / diell |
| Korçë | 2/10 | Re shi / diell |
| Gjirokastër | 4/16 | Re shi / diell |
| Sarandë | 11/16 | Re shi / diell |












