TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi mëngjesin e sotëm 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë.
29 Nëntori është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve dhe e nderimit të dëshmorëve të lirisë.
Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve ku përulen me respekt në kujtim të atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
Në Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera të cilat qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike.
/r.e/





















