Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 21 nëntor 2022

TIRANE, 21 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira  mesatare dhe të dendura. Reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonat malore në veri e lindje borë mbi 1400m.

Mjegull / mjegullinë nga reshjet e shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperendim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 3-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era, hera-herës  kryesisht deri ne mesdite  fiton shpejtësi deri në 8-12m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/14 Re shi
Kukës 4/10 Re shi/bore
Lezhë 11/14 Re shi
Dibër 7/9 Re shi/bore
Durrës 12/13 Re shi
Tiranë 12/14 Re shi
Elbasan 11/14 Re shi
Berat 12/17 Re shi
Vlorë 11/14 Re shi
Korcë 7/12 Re shi
Gjirokastër 8/16 Re shi
Sarandë 12/16 Re shi

 

 

                                                               

                 

          

                         

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku në Kuç të Shkodrës: Stukturat e shtetit, të gjitha në terren
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/11/2022